Sport

Vetëm pak ditë pushim dhe Shpëtim Duro merr një njohje të vjetër të kampionatit!

Pasi drejtoi pr disa javë Egnatian e Rrogozhinës trajneri kryeqytetas rikthehet në kampionatin e Maqedonisë së Veriut për të rifilluar një eksperiencë që e ka zhvilluar edhe më parë

28 Shkurt 2023, 19:04 Nga DOSJA
Vetëm pak ditë pushim dhe Shpëtim Duro merr një njohje

TIRANE -Shpëtim Duro pritet që të rikthehet sërish në pankinë. Trajneri i njohur shqiptar e mbylli aventurën e tij me Egnatian në mënyrë të papritur, kur gjithçka po shkonte më së miri. Duro do të nis sërish një eksperiencë në Maqedoninë e Veriut, atje ku ka qenë edhe më parë.

Por këtë herë bëhet fjalë për një tjetër ekip, Strugën. Ky është raportimi i Supersport, teksa thuhet se gjithçka është drejt mbylljes. Struga po kryeson kampionatin në Maqedoninë e Veriut, por ka dy barazime radhazi dhe nuk e njeh fitoren e parë në 2023.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll