Sport

STUDIMI! Tifozët e Chelseas, ata që pinë më shumë birra në Premier… Shikoni renditjen

Shikoni renditjen e këtij studimi… Në ekstremin e kundërt është lideri i Premierligës, tifozët e Arsenalit.

28 Shkurt 2023, 18:48 Nga DOSJA

STUDIMI! Tifozët e Chelseas, ata që pinë më shumë birra

ANGLI - “Fair Betting Sites” publikoi këtë të martë një studim ku zbuloi, mes një kampioni prej më shumë se 17 mijë personash, sa birra pinë tifozët e çdo klubi të Premier League në ditë. Një sondazh që dha këto rezultate... .

Tifozët e Chelseas janë ata që konsumojnë më shumë birra, nga gjashtë në ditë. Blutë zënë, pas xhiros së 26-të, vendin e 10-të në tabelë, në një sezon nën pritshmëritë.
Mbështetësit e Leicester dhe Liverpool zënë vendin e dytë dhe të tretë në këtë studim, me nga pesë birra në ditë.

Interesant është se tifozët e Arsenalit dhe Southamptonit zënë dy vendet e fundit në këtë tabelë. ‘Topçinjtë’ kryesojnë Premier Ligën, ndërsa ‘Shenjtorët’ janë te 'fenerët e kuq' të kompeticionit. Megjithatë, mbështetësit e këtyre skuadrave respektive janë më të ‘moderuar’, duke pirë vetëm nga një birrë. 

Vlen të përmendet edhe birrat e pira nga tifozët e Manchester United (tre), Wolverhampton dhe Manchester City (dy). Shikoni renditjen e këtij studimi...

STUDIMI! Tifozët e Chelseas, ata që pinë më shumë birra

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll