Politike

Pas shkarkimeve të bujshme, Cakaj ua dorëzon diplomacinë të rinjve: 12 vende të lira pune në ambasada

21 Shtator 2019, 07:30 Nga DOSJA
Pas shkarkimeve të bujshme, Cakaj ua dorëzon diplomacinë të

Tiranë- Ditën e sotme ministri i deleguar për Punën e Jashtme, Gent Cakaj ka shpallur 12 vende të lira në Shërbimin Diplomatik shqiptar.

Cakaj thekson se kjo shpallje është pjesë e përpjekjes së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të përfshirë ekselentët në trupën diplomatike shqiptare.

“Ndryshimet e ndërmarra deri më tani, kanë krijuar një hapësirë shumë më të madhe për ekselentët, profesionistët dhe personat me aftësi cilësisht të dalluara në përgjithësi. Kjo gjeneratë e re diplomatësh do të ushtrohet në trajnime të veçanta e do të trajtohet me një kujdes të posaçëm për t’u bërë një gjeneratë elitë e diplomacisë shqiptare në perspektivë afatgjatë!”, shkruan Cakaj.

http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1826

http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1825

http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1824″,

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 12 vende të lira për ambasadorë gent cakaj 12 vende të lira për ambasadorë gent cakaj

Sondazh

Poll