Bota

Duan KUSHTE! Andrew Tate dhe vëllai i tij kërkojnë berber dhe 'PlayStation' në burg, zyrtarët: Këtu nuk luhet, lutet!

Tate dyshohet se u ankua se nuk mund të rruante kokën pasi makinat e rrojes njëpërdorimshme nuk lejohen në burg dhe më vonë kërkoi që zyrtarët e burgut të sillnin një berber për të rregulluar flokët e tij.

28 Shkurt 2023, 14:07 Nga A.B
Duan KUSHTE! Andrew Tate dhe vëllai i tij kërkojnë berber dhe
Andrew Tate

RUMANI- Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan kërkuan nga rojet e qelisë berber për flokët dhe një PlayStation. Tate, u arrestua në muajin dhjetor me vëllain e tij Tristan, me dyshimin për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një grupi krimi të organizuar për të shfrytëzuar gratë. 'DailyMail', raporton se dyshja humbën mundësinë e tyre të fundit për t'u liruar nga burgu dhe u mbetet të qëndrojnë në burg deri më 29 mars.

Që nga arrestimi i tyre, vëllezërit kanë kërkuar që oficerët e burgut t'u sjellin atyre një PlayStation dhe një berber mirëpo kërkesat janë përbuzur nga zyrtarët rumunë. Tate, i cili para arrestimit ishte qeros duket është frustruar me pamjen e tij. Milioneri, pas dy muajsh burgim, ka ndryshuar pamje duke pasur më shumë flokë. 

Tate dyshohet se u ankua se nuk mund të rruante kokën pasi makinat e rrojes njëpërdorimshme nuk lejohen në burg dhe më vonë kërkoi që zyrtarët e burgut të sillnin një berber për të rregulluar flokët e tij. Por kjo kërkesë u refuzua. Tate dhe vëllai i tij gjithashtu dyshohet se kërkuan nga zyrtarët e burgut t'u blinin një PlayStation në mënyrë që ata të luanin lojëra në qelinë e burgut. 

Kur shtetasi britaniko-amerikan kërkoi të dinte se ku ishte PlayStation, zyrtarët e burgut thuhet se i thanë atij se në paraburgim 'të burgosurit nuk luajnë, ata luten'.

Tate, i njohur për pikëpamjet e tij mizogjene dhe që ka 5.2 milionë ndjekës në Twitter, mbërriti në gjykatën e apelit të Bukureshtit të hënën i lidhur me pranga.

Tate, e cila jeton në Rumani që nga viti 2017, ishte ndaluar më parë nga platforma të ndryshme të mediave sociale për shprehje të pikëpamjeve mizogjene dhe gjuhës së urrejtjes. Ai ka pohuar në mënyrë të përsëritur se prokurorët rumunë nuk kanë prova dhe pretendon se çështja e tyre është një komplot 'politik' i krijuar për t'i mbyllur gojën atij.

andrew tate tristan tate

Sondazh

Poll