Bota

Kurti u përgjigjet kritikave të opozitës: Nuk heqim dorë derisa Kosova të njihet

Numri një i qeverisë së Kosovës poashtu tha se e presin takime e diskutime të vështira gjatë muajve në vazhdim. 

28 Shkurt 2023, 14:02 Nga a.l
Kurti u përgjigjet kritikave të opozitës: Nuk heqim dorë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur kritikave të subjeketeve politike opozitare lidhur me takimin e zhvilluar dje në Bruksel dhe zbardhjen e planin të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Mediat kosovare raportojnë se, Kurti ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga njohja e Kosovës nga Serbia. Numri një i qeverisë së Kosovës poashtu tha se e presin takime e diskutime të vështira gjatë muajve në vazhdim. Kurti ka thënë se palët ndërmjetësuese të dialogut janë të përkushtuar që gjatë muajit mars të ketë marrëveshje për propozimin në fjalë. Megjithatë për shkak të vështirësive që mund të ketë ai tha se nuk mund të paragjykojë për marrëveshjen finale me Serbinë.

“Nuk kemi hequr dorë nga asgjë dhe do të vazhdojmë për qytetarët e Kosovës. Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim. Jam i hapur për çdo raportim në Kuvendin e Kosovës”, tha ai. 

Takimi në Bruksel 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u pajtuan të hënën me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti. Arsyeja ishte, sepse palët kishin mospajtime për zbatimin e tij. Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dy udhëheqësit treguan sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Takimi i radhës do të mbahet më datë 18 Mars në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll