Bota

'Asosacioni, institucion joqeveritar'/ Petkoviç i përgjigjet Bislimit: Nuk do të devijojmë asnjë pikë nga plani!

Bashkimi i Komunave Serbe, siç theksoi ai, nuk është dhe nuk do të jetë organizatë joqeveritare, sepse po të ishte, Prishtina me vite nuk do të kishte mbledhur forcat për t'i përmbushur obligimet që dalin nga Marrëveshja e Parë e Brukselit.

28 Shkurt 2023, 13:48 Nga a.l
'Asosacioni, institucion joqeveritar'/ Petkoviç i
Petar Petkoviç

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç i është përgjigjur zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi i cili më herët në një takim me eurodeputetët për çështjen e Asociacionit në Bruksel tha se Asosacioni nënkupton një institucion joqeveritar dhe mundëson vetëm koordinimin. Petkoviç deklaron se institucionet në Prishtinë  kanë intensifikuar fushatën e tyre propagandistike me të cilën synojnë të kuptojnë konceptin e Bashkësisë së Komunave Serbe, shkruan Tanjug

Ata po përpiqen me këmbëngulje ta reduktojnë në nivel të një organizate joqeveritare, megjithëse është e qartë se Beogradi në përpjekjet e tij për të krijuar mekanizma solidë dhe të besueshëm për mbrojtjen e pozitës dhe të drejtave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi, nuk do të devijojë as edhe një pikë nga Marrëveshja e Parë e Brukselit dhe aktet tjera nga Dialogu që përcakton qartë Bashkësinë e Komunave Serbe”, ka thënë Petkoviç.

Bashkimi i Komunave Serbe, siç theksoi ai, nuk është dhe nuk do të jetë organizatë joqeveritare, sepse po të ishte, Prishtina me vite nuk do të kishte mbledhur forcat për t'i përmbushur obligimet që dalin nga Marrëveshja e Parë e Brukselit.

dialogu kosove-serbi petar petkoviç

Sondazh

Poll