Bota

Moti i keq mbërthen SHBA-në/ Stuhitë e erës shkatërrojnë ndërtesat, ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona

Kalifornianët tashmë janë përballur me ndërprerje masive të energjisë elektrike, përmbytje dhe mbyllje të dy autostradave dhe plazheve ndërsa stuhia përfshiu shtetin amerikan.

27 Shkurt 2023, 18:25 Nga a.l
Moti i keq mbërthen SHBA-në/ Stuhitë e erës
Stuhi ere në SHBA

SHBA- Reshje të dendura bore, tornado dhe stuhi të fuqishme erërash, kjo është situata aktuale e motit në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se, Kalifornia jugore, Oklahoma, Kansas, Misuri dhe Teksas janë zonat më të prekura. Disa shtëpi janë shkatërruar ndërsa disa të tjera kanë mbetur pa energji elektrike. Moti i ashpër pritet të vazhdojë deri në fund të javës.

Kalifornianët tashmë janë përballur me ndërprerje masive të energjisë elektrike, përmbytje dhe mbyllje të dy autostradave dhe plazheve ndërsa stuhia përfshiu shtetin amerikan. Më shumë se 120,000 njerëz, shumë prej tyre në zonën e Los Anxhelosit janë duke u përballur me mungesën e energjisë elektrike, pas ditëve me erëra të forta. Rreth 52,970 shtëpi janë në errësirë. Deri më tani nuk raportohet për asnjë viktimë nga stuhia apo lëndime të rënda.

moti i keq ne shba

Sondazh

Poll