Politike

Kërkuan përjashtimin e Elisa Spiropalit për 10 ditë nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD

Vendimi u mor ditën e sotme, me argumentin se sjellja e ministres në Kuvend nuk është në shkelje të etikës në sallën e Parlamentit.

27 Shkurt 2023, 16:53 Nga A.B
Kërkuan përjashtimin e Elisa Spiropalit për 10 ditë nga
Elisa Spiropali

TIRANË- Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të PD-së për përjashtimin 10-ditor të ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin. Vendimi u mor ditën e sotme, me argumentin se sjellja e ministres në Kuvend nuk është në shkelje të etikës në sallën e Parlamentit.

Kjo kërkesë u bë nga PD, sipas së cilëve Spiropali, ka përdorur gjuhë fyese ndaj deputetit demorkat, Edmond Spaho.

“Së pari një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në komisionin e etikës si një revolucionar i vërtetë. Se nuk i kuptoni metaforat po s’kemi ç’bëjmë. Ai ishte pa diskutim më i guximshmi në bilbilfryrëve dhe me më shumë vlerë se ju së bashku dhe do jetë gjithnjë në zemrat tona pas 20 ditësh bashkë me ju në revolucionin e radhës.”- tha Spiropali në Kuvend.

elisa spiropali

Sondazh

Poll