Politike

SHKRESA/ Prokuroria amerikane kërkon "urdhër mbrojtje" për çështjen McGonigal, kush kërkon të mbajë sekret gjyqin në SHBA?! 

Informacionet, dëshmitë dhe seancat e gjyqit do të mbahen sekret. Por kërkesa është edhe me dakordësimi e palës së McGonigal.

27 Shkurt 2023, 12:32 Nga f.g

 

SHKRESA/ Prokuroria amerikane kërkon "urdhër mbrojtje"
Charles McGonigal dhe Edi Rama

 

TIRANE- Një shkresë e re tregon se Prokuroria e Columbias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka kërkuar gjykatës nxjerrjen e një urdhëri mbrojtjeje edhe për çështjen shqiptare për të cilën akuzohet zyrtari i FBI, Charles McGonigal. Ky urdhër mbrojtje përkthet në një "diskrecion" total në lidhje me ndjekjen e çështjes në SHBA. Informacionet, dëshmitë dhe seancat e gjyqit do të mbahen sekret. Por kërkesa është edhe me dakordësimi e palës së McGonigal. Kush kërkon ruajtjen e fshehtësisë për këtë gjyq?

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar shkresën dhe bashkëngjitur shkruan: Pas ceshtjes ruse, nje dite me pare Prokuroria e Distriktit te Columbias i ka kerkuar Gjykates te nxjerre urdher mbrojtje edhe per ceshtjen shqiptare te gjyqit McGonigal. Ne kete rast, urdhri i mbrojtjes nenkupton se shume nga informacionet, dokumentat apo zbulimet qe do ta dalin nga hetimet dhe nga seancat e gjyqit do te mbahen sekret.
Prokurorja e ceshtjes thote se urdhri i mbrojtjes eshte dakortesuar edhe me palen mbrojtese, pra avokatet e McGonigal. Tani keta ose po levizin per te bllokuar Kongresin ose aty ka me te vertete gjera shume te nxehta.

SHKRESA/ Prokuroria amerikane kërkon "urdhër mbrojtje"
Shkresa drejtuar gjykates

Aktualisht, McGonigal ka nisur përballjen në gjykatën amerikane për dy çështje, atë të lidhjes me një oligark rus, Oleg Deripaska dhe marrjen e 225 mijë dollarëve nga Agron Neza. Në Shqipëri, McGonigal ka shkaktuar një "tërmet" politik për shkak të takimeve dhe lidhjeve me kryeministrin Edi Rama. McGonigal sipas akt-akuzës ka marrë informacione nga Neza dhe këshilltari i jashtëm i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka për të nisur një hetim për PD në SHBA në lidhje me lobimin e Bashës. Por deri ku janë lidhjet? Gjyqi në SHBA po pritet me kërshëri në Shqipëri për të dëgjuar edhe versionin e ish-agjentit të SHBA dhe të lidhjeve të tij me Ramën./Dosja.al

edi rama charles mcgonigal gjyqi per mcgonigal

Sondazh

Poll