Politike

Këshilltari i DASH për Antiterrorin mbërrin në Tiranë, dy ditë vizitë zyrtare, porosia: Duhet thellim i bashkëpunimit

Guerrero u shpreh se zhvillimi më tej dhe forcimi i kapaciteteve operacionale dhe i personelit të strukturave të Ministrisë së Brendshme përgjegjëse për luftën ndaj Terrorizmit dhe Ektremizmit të Dhunshëm janë prioritet për zyrën që ai përfaqëson.

27 Shkurt 2023, 13:24 Nga F.M
Këshilltari i DASH për Antiterrorin mbërrin në Tiranë,
Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për Antiterrorin, Dan Guerrero

TIRANË- Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për Antiterrorin, Dan Guerrero ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Tiranë. I shoqëruar nga Sekretari Politik dhe Ushtarak i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Tobei Arai, si dhe Drejtori i Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm, Denion Meidani, Guerrero u takua me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, zv.ministren Romina Kuko, Drejtorin e Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm Denion Meidani, si dhe drejtues të Drejtorisë së Antiterrorit, në Policinë e Shtetit.

Guerrero u shpreh se zhvillimi më tej dhe forcimi i kapaciteteve operacionale dhe i personelit të strukturave të Ministrisë së Brendshme përgjegjëse për luftën ndaj Terrorizmit dhe Ektremizmit të Dhunshëm janë prioritet për zyrën që ai përfaqëson.

“Njëkohësisht thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe strukturave përgjegjëse amerikane për antiterrorin dhe ektremizmin dhe mbështetje për reformat ishte gjithashtu një temë tjetër diskutimi,”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Guerrero dhe Arai së bashku me përfaqësues të tjerë të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, morën pjesë dhe në një tryezë të rrumbullakët pune pranë Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm ku u diskutua për luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ektremizmit. Në këtë tryezë, merrnin pjesë zyrtarë të Policisë së Shtetit, Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm, Interpol Tirana, Doganat etj.

dan guerrero taulant balla

Sondazh

Poll