Politike

Mbledhja ndërqeveritare, Abazoviç: Dhamë mesazh bashkëpunimi, marrëveshjet e thellojnë marrëdhënien tonë

Pas përfundimit të mbledhjes, Abazoviç për mediat ka theksuar se marrëveshjet që janë nënshkruar thellojnë më shumë marrëdhëniet e dy vendeve. 

27 Shkurt 2023, 13:47 Nga I.A,F.M
Mbledhja ndërqeveritare, Abazoviç: Dhamë mesazh
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të dy qeverive ata kanë dhënë mesazhe bashkëpunimi. Pas përfundimit të mbledhjes, Abazoviç për mediat ka theksuar se marrëveshjet që janë nënshkruar thellojnë më shumë marrëdhëniet e dy vendeve. 

"Me këtë mbledhje kemi dërguar mesazhin e bashkëpunimit, ne kemi një marrëveshje shembull, por tashmë e thelluam, me nënshkrimet që bëmë sot. Dëshirojmë që të gjitha gjërat negative të mbeten pas nesh. Faleminderit mikut tim Edi Rama për mirëkuptimin. Besoj se Shqipëria dhe Mali i zi në raportin mes tyre janë ngritur edhe më lart. Edhe deri më tani ishin të mira, por tashmë kemi treguar konkretisht se po punojmë për progres. Faleminderit, jam i hapur për pyetje," tha Abazoviç. 

dritan abazoviç mbledhja e qeverive ne podgorice

Sondazh

Poll