Politike

Berisha: Protesta e 3 marsit është anti-Rama, asgjë nuk e ndal revolucionin

Berisha tha se protesta ka për qëllim që qytetarët ti dalin për zot Shqipërisë.

27 Shkurt 2023, 12:35 Nga f.g
Berisha: Protesta e 3 marsit është anti-Rama, asgjë nuk e ndal
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në protestën e PD më 3 mars. Berisha tha se pavarësisht mocionit për debat në Kuvend, protesta ka për qëllim që qytetarët ti dalin për zot Shqipërisë.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Protesta e 3 marsit është anti-Rama.
Është kundër të vjedhjeve të tmerrshme që u bën shqiptarëve, kundër përzënies masive që u bën shqiptarëve, kundër thikës që futi në marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA, kundër përpjekjeve të tij për të shkatërruar opozitën.
Protesta është: t’i dalim zot Shqipërisë.
Është një moment i rëndësishëm i revolucionit demokratik, që nuk ka më të ndalur.
Dështuan në çdo përpjekje, dështoi çdo përpjekje e turpshme për të mposhtur opozitën dhe për ta vendosur atë nën kontrollin e Edi Ramës. Përpjekje unike në histori.
Prapë, vështirësi ka, por aty ku u nis kjo betejë dhe ku ka arritur, asgjë nuk e ndalon këtë revolucion deri në fitoren e plotë./Dosja.al

sali berisha protesta e 3 marsit

Sondazh

Poll