Politike

Kthimi i ligjit për dekoratat, Balla: Presidenti ka të drejtë, do ti marrim parasysh shqetësimet e tij

Balla tha se Partia Socialiste do ti shohë me kujdes shqetësimet e ngritura nga kreu i shtetit. 

27 Shkurt 2023, 10:56 Nga f.g
Kthimi i ligjit për dekoratat, Balla: Presidenti ka të drejtë, do
Taulant Balla

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka përshëndetur kthimin e ligjit për "Dekoratat në Republikën e Shqipërisë", nga ana e presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Në komunikimin e përjavshëm që pati me gazetarët nga kryesia e Kuvendit, Balla tha se Partia Socialiste do ti shohë me kujdes shqetësimet e ngritura nga kreu i shtetit. 

“Presidenti i Republikës ka ngritur disa shqetësime që lidhem me atë ligj. Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin t’i shqyrtojë ato pika. Kemi të bëjmë me një President normal dhe më në fund kemi të bëjmë me një situatë normale të komunikimit mes dy institucioneve. Seanca do të vendosë nëse do të merren në konsideratë të gjitha shqetësimet e Presidenti. Unë mendoj se disa prej tyre duhen marrë dhe të bëjmë ndryshimet në ligj që reflektojnë shqetësimet e Presidenti”, tha Balla./Dosja.al

 

ligji per dekoratat taulant balla bajram begaj

Sondazh

Poll