Thirrja e Idrizit për të mos votuar Fredi Belerin, Berisha: Gabim i panevojshëm që shkon në favor të Ramës
I pyetur sot nga gazetarët, Berisha tha se kjo thirrje shkon në favor të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi si një "gabim të panevojshëm" thirrjen e kreut të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, që deklaroi të shtunën se se shqiptarët nuk duhet të votojnë për Fredi Belerin, kandidatin e PD në Himarë. I pyetur sot nga gazetarët, Berisha tha se kjo thirrje shkon në favor të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.
"Nuk kam asnjë mendim. Por nëse e ka bërë thirrjen, kjo shkon në favor të kundërshtarëve tanë. ka bërë një gabim të panevojshëm, në mendimin tim."-tha Berisha.
Por çfarë deklaroi kreu i PDIU? Në një postim në rrjetet sociale, Shpëtim Idrizi tha se Beleri është njeriu i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe për këtë, shqiptarët nuk duhet ta votojnë.
“PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha ti bëjmë thirrje shqiptareve të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/ 26.12.2006, me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare.
Shqiptarët nuk mund e nuk duhet të votojnë njeriun që bën edhe sot fushatë me flamurin e Vorio Epirit i cili advokon autonominë e Vorio- Epirit, që tenton të prekë tërësinë territoriale të Shqipërisë, atdheut tonë.”- shkroi Idrizi.
Sot pjesë e debatit u bë edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla që tha se "kandidimi i Belerit në Himarë është turp i Berishës". Nga ana tjetër, vetë Beleri reagoi sot duke hedhur poshtë akuzat dhe duke thënë se Taulant Ballën do ta padisë me gjyq./Dosja.al
Sondazh
Berisha: Balla dhe Gjiknuri organizuan takimet e McGonigal në Shqipëri
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Kthimi i ligjit për dekoratat, Balla: Presidenti ka të drejtë, do ti marrim parasysh shqetësimet e tij
Taulant Balla TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka përshëndetur kthimin e ligjit për "Dekoratat në...
Beleri e kërcënoi me gjyq, Balla: Në turpin e PD-së që ky njeri të kandidojë në zgjedhjet lokale, i dënuar për sulmin me armë në 1994
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka replikuar sërish me kandidatin e Partisë Demokratike Fredi Beleri, i cili e...
Luftë e brendshme mes Ramës e Ahmetajt? Balla: Çfarë s'kam dëgjuar! Njerëzit presin drejtësi për Gërdecin, CEZ/DIA-n dhe 21 Janarin
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se pas kundërpërgjigjes së d...
PD kërkoi shtimin e mandatit të Xhaçkës në seancën e 2 marsit, Balla: Kemi vetëm një pikë në rend dite, gjithsesi s'e vendos unë
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se nuk mund të shtohet &cc...
Debati i 2 marsit për McGonigal, Balla: Do i themi publikut disa të vërteta të mëdha
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se në seancën e 2 marsit, ku do t...
ME VIDEO/ Rama e kabineti qeveritar në Podgoricë, mbahet ceremonia zyrtare, palët shtrëngojnë duart
Edi Rama PODGORICË- Nis takimi mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi. Kryeministri Edi Rama dhe kabineti janë pritur me c...
AXHENDA/ Mbledhja e përbashkët e qeverive shqiptare dhe malazeze, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e urës në lumin Buna
Dritan Abazoviç dhe Edi Rama MALI I ZI- Mbledhja e dytë e qeverisë shqiptare dhe malazeze do të bëhet ditën e sotme n&...
“Rama u ka shpallur luftë të hapur profesionistëve”, Meta: Jemi të parët për korrupsion, do falimentojmë
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta shkruan se kryeministri Edi Rama duhet larguar në mënyrë që...
Fotot nga paparazzi/ 'Piranjat' kafshojnë sërish, deputetin e PS-së e shoqërojnë me kitare teksa ecën drejt Kuvendit
Pamje nga momenti TIRANË- Kohët e fundit deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë përballur me protestuesit para obo...
