Politike

PD kërkoi shtimin e mandatit të Xhaçkës në seancën e 2 marsit, Balla: Kemi vetëm një pikë në rend dite, gjithsesi s'e vendos unë

Balla tha se vendimi i Kushtetueses për Xhaçkën ka shkuar në Kuvend të premten dhe nuk ka pasur kohë të mjaftueshme të shqyrtohet. Gjithsesi, ai tha se për këtë vendos Këshilli i Legjislacionit.

27 Shkurt 2023, 11:15 Nga F.M
PD kërkoi shtimin e mandatit të Xhaçkës në
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se nuk mund të shtohet çështja e mandatit të deputets Olta Xhaçka në seancën plenare të 2 marsit, kur pritet të diskutohet për takimet e ish-agjentit të FB-së Charels McGonigal me kryeministrin Edi Rama. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit të PS-së, Balla tha se vendimi i Kushtetueses për Xhaçkën ka shkuar në Kuvend të premten dhe nuk ka pasur kohë të mjaftueshme të shqyrtohet. Gjithsesi, ai tha se për këtë vendos Këshilli i Legjislacionit.

Pjesë nga deklarata e Ballës:

Vendimi i Kushtetueses për zonjën Xhaçka ka ardhur të premten. Nuk e vendos unë atë gjë, por e vendos Këshilli i Legjislacionit. Por, mos harroni që seanca e 2 marsit është bërë vetëm më një pikë të rendit të ditës.

Më 2 mars është vendosur mbajtja e seancës plenare për takimet e kreut të qeverisë Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Seanca do të jetë pa limit kohor dhe çdo deputet do të flasë 10 minuta. Kjo kërkesë e Opozitës u miratua pas një sërë seancash plenare të zhvilluara mes rrëmujës e kaosit. Deputetët kërkonin praninë e Ramës, ndërsa maxhoranca ijonte punimet. Debatet sollën dhe përjashtimin e shumë deputetëve të PD-së. 

Gjithsesi, Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të shprehet me patjetër për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Kjo pasi, Gjykata Kushtetuese, me vendimin e nxjerrë pas shqyrtimit të dy padive të ngritura nga Partia Demokratike, e detyron Kuvendin që të shprehet mbi këtë çështje. Kushtetuesja ka vendosur pranimin e dy kërkesave të ngritura nga deputetët e Partisë Demokratike, të ndarë në dy grupe duke shfuqizuar raportin e Këshillit të Rregullores. Kuvendi do të duhet të bëjë një raport të ri në lidhje me kërkesat e depozituata nga PD dhe më pas, vendimi i Kuvendit mund të kalojë në Kushtetuese.

taulant balla

Sondazh

Poll