Politike

Luftë e brendshme mes Ramës e Ahmetajt? Balla: Çfarë s'kam dëgjuar! Njerëzit presin drejtësi për Gërdecin, CEZ/DIA-n dhe 21 Janarin

Ndër të tjera, ai tha se qytetarët presin drejtësi për dosjet e mëdha si 21 Janari, Gërdeci dhe atë të CEZ/DIA-s. 

27 Shkurt 2023, 11:17 Nga F.M
Luftë e brendshme mes Ramës e Ahmetajt? Balla: Çfarë
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se pas kundërpërgjigjes së deputetit Arben Ahmetaj ndaj kryeministrit Edi Rama, ka dëgjuar shumë gjëra. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit të PS-së, ai tha se selisa rozë e ka mbajtur qëndrimin zyrtar për çështjen e inceneratorëve në momentin që ka votuar raportin e Komisionit Hetimor në Kuvend. Ndër të tjera, ai tha se qytetarët presin drejtësi për dosjet e mëdha si 21 Janari, Gërdeci dhe atë të CEZ/DIA-s. 

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: A ka luftë të brendshme mes Ahmetajt, Ramës e Veliajt, do mbani qëndrim si grup?

Taulant Balla: Çfarë s'kam dëgjuar. PS ka votuar një raport dhe ai qëndrim është qëndrimi ynë për këtë çështje. E vërteta është që PS-ja vazhdon t'i mbetet qëndrimit se jemi një republikë parlamentare, drejtësia bën punën e vet, Kuvendi bën punë ne vet dhe secili duhet të vazhdojë punën. Ne nuk jemi nga ata që pengon punën e drejtësisë. Ky ka qenë një nga rastet e pakta që ka pasur një raport të komisionit hetimor dhe është votuar. Kemi dhe një raport tjetër, për privatizimin e OSSH-së, ku shqiptarët humbën 418 mln euro. Unë e mbështes SPAK për hetimin, shqiptarët duan që të gjithë këto dosje, si Gërdeçi, 21 Janari, CEZ/DIA të hetohen me paanashmëri dhe të vendoset drejtësi. 

Arben Ahmetaj iu përgjigj të enjtjen e kaluar kryeministrit Rama, pasi ky i fundit tha se nëse akuzat për cështjen e inceneratorëve rezultojnë të vërteta, nuk e 'dnihmonte' dot. Ahmetaj, i ftuar në "Opinion", tha se nuk kishte kërkuar asnjëherë ndihmë Rama, por shtoi se ai do të bënte më mirë të luante rolin e kryeministrit dhe jo atë të gjykatësit. 

taulant balla arben ahmetaj edi rama

Sondazh

Poll