Politike

Beleri e kërcënoi me gjyq, Balla: Në turpin e PD-së që ky njeri të kandidojë në zgjedhjet lokale, i dënuar për sulmin me armë në 1994

Ai u shpreh se duhen krahasuar vetë deklaratat e bëra nga Berisha për Bejlerin, në vitin 1994, dhe fakti që sot e kandidon për kryetar bashkie.

27 Shkurt 2023, 11:21 Nga F.M
Beleri e kërcënoi me gjyq, Balla: Në turpin e PD-së që
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka replikuar sërish me kandidatin e Partisë Demokratike Fredi Beleri, i cili e kërcënoi me gjyq për shpifje., Në një deklaratë pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, Balla tha se Bejleri është një njeri i dënuar nga Gjykata dhe nuk mund të kandidojë për bashkinë. Ai u shpreh se duhen krahasuar vetë deklaratat e bëra nga Berisha për Belerin, në vitin 1994, dhe fakti që sot e kandidon për kryetar bashkie.

Prononcimi i Ballws: 

Që Sali Berisha do të vinte dita ku do të kandidonte dhe këtë soj kjo nuk ishte e rastësishme, por kjo është në fund të fundit, fundi i hidhur i një personi i cili tradhëtinë ndaj shqiptarëve e ka bërë që ditën e parë të ditës së tij në pushtet. I drejtohem çdo demokrati nga Konispoli deri në Koplik, është në turpin e asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike që të ketë kandidat të tyre një person si Fredi Bejleri, i dënuar nga Gjykata për  një çështje ku të gjithë biem dakord, është një ngjarje e rëndë dhe një shkelje e pastër e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë.  Merrni pak deklaratat e Sali Berishës në vitin 1994, dhe turpi i një njeriu dhe një politikani është viti 1994 çfarë ka thënë, dhe në vitin 2023  këtë personin e merr dhe e ve kandidatin e vet,”- tha Balla.

Beleri është kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Himarë. Vetëm dy ditë më parë Taulant Balla e akuzoi si të përfshirë edhe në masakrën e Peshkëpisë, gjë të cilën Beleri e ka mohuar. Në një reagim të mëhershëm, kandidati i Berishës është shprehur se Ballën do ta çojë në gjyq për shpifje.

 

taulant balla fredi beleri

Sondazh

Poll