Politike

“Rama u ka shpallur luftë të hapur profesionistëve”, Meta: Jemi të parët për korrupsion, do falimentojmë

Meta bën me dije se Rama u ka shpallur luftë të hapur profesionistëve, dijeve dhe kërkimit shkencor.

27 Shkurt 2023, 10:00 Nga F.M
“Rama u ka shpallur luftë të hapur profesionistëve”,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta shkruan se kryeministri Edi Rama duhet larguar në mënyrë që të shmanget falimenti i Shqipërisë. Në një postim në Facebook, Meta bën me dije se Rama u ka shpallur luftë të hapur profesionistëve, dijeve dhe kërkimit shkencor. Për këtë përfundim, kreu i PL-së bazohet në raportin e Indeksit Global i Inovacionit për vitin 2022, që e pozicionon Shqipërinë të fundit të rajon dhe Europë.

Postimi:

Qeveria e Edi Ramës i ka shpallur luftë të hapur profesionistëve, dijeve dhe kërkimit shkencor.  Prova më e qartë është Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2022, që e pozicionon Shqipërinë të fundit të rajon dhe Europë. Shkaqe kryesore për këtë renditje janë mungesa serioze e burimeve njerëzore dhe kërkimore, njohuritë jo të duhura teknologjike dhe sofistikimi jo efiçent i tregut. Performancën më të dobët, Shqipëria e ka sa i takon prodhimeve të dijeve dhe prodhimeve teknologjike.  Ndërkohë vendet etjera të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina janë dhjetëra vende më lart.  Qëndrimi arrogant dhe mungesa totale e mbështetjes për universitetin, për pedagogët dhe studentët duke mos u dhënë atyre asnjë ndihmë konkrete është arsyeja e vetme për këtë situatë të rëndë. Kjo Qeveri që është e para për korrupsionin në Europë është e fundit për inovacionin shkencor.  Ndaj vetëm largimi një orë e më parë i Edi Ramës shpëton falimentimin e Shqipërisë dhe nxit zhvillimin e shkencës dhe të ekonomisë.

edi rama ilir meta

Sondazh

Poll