Sport

Real Madridi do bojkotojë ceremoninë gala ‘The Best’, ndihet i ofenduar nga FIFA!...

Klubi ‘los blancos’ i zemëruar nga FIFA, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ‘The Best’ që do të zhvillohet sonte në Paris.

27 Shkurt 2023, 11:16 Nga DOSJA

Real Madridi do bojkotojë ceremoninë gala ‘The Best’,

SPANJE - Sonte nga ora 21:00, në Salle Pleyel në Paris, FIFA do të organizojë ceremoninë gala “The Best”. Këtu organizmi ndërkombëtar i futbollit të shpërndajë çmimet e veta për lojtarin, lojtarin, trajnerin, portierin, apo edhe çmimin ‘Puskas’. Ndërkohë, një skuadër, madje me shumë emër dhe peshë në futbollin europian, ka vendosur të bojkotojë ceremoninë, bëhet fjalë për Real Madridin, sipas Marca.

Real Madridi do bojkotojë ceremoninë gala ‘The Best’,

Mungesa e Vinicius e ka mërzitur Realin!

Ndërsa Karim Benzema dhe Thibaut Courtois nuk do të kurorëzohen si ‘Lojtari më i mirë’ dhe ‘Portieri më i mirë’, që me gjasa do të jenë Lionel Messi dhe Dibu Martinez, kampionët e Europës janë të mërzitur nga mungesa e Vinicius nga ‘Top 11’ e lojtarëve më të mirë të botës. 

Real Madridi do bojkotojë ceremoninë gala ‘The Best’,

Ky episod mendohet se është edhe një nga arsyet e bojkotimit të ceremonisë gala “The Best”, ku nuk do të jetë një delegacion zyrtar madrilen në kryeqytetin francez. Vetëm Emilio Butragueño mund të jetë i pranishëm për të përfaqësuar klubin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll