Sport

Jürgen Klinsmann, do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Koresë së Jugut…

Gjermani Jürgen Klinsmann (58), ish-trajneri i Mannschaft dhe i Shteteve të Bashkuara, u emërua si trajneri i ri kombëtares së Koresë së Jugut të hënën.

27 Shkurt 2023, 10:52 Nga DOSJA

Jürgen Klinsmann, do të jetë trajneri i ri i kombëtares

KOREJA E JUGUT - Federata e Koresë së Jugut njoftoi të hënën identitetin e pasuesit të Paulo Bento, i cili dha dorëheqjen, pasi në raundin eliminator të Kupës së Botës humbi ndaj Brazilit (1-4). 

Kështu, Jürgen Klinsmann (58) do të marrë drejtimin e kombëtares së tij të tretë, pas Gjermanisë (2004-2006) dhe Shteteve të Bashkuara (2011-2016).

I lirë që nga përfundimi i mandatit të tij të shkurtër te Hertha Berlin (2019-2020), ish-sulmuesi i kombëtares gjermane ka nënshkruar deri në vitin 2026, pra deri në Botërorin e ardhshëm.

Jürgen Klinsmann, do të jetë trajneri i ri i kombëtares

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll