Sport

VIDEO / Tifozët e Manchesterit ngacmojnë në grup stjuardesën: “Nxirri jashtë ci*at...”

E intervistuar nga tabloidi Kennedy News, Chloe tregoi se si shkuan gjërat: “Një pasagjer më kërkoi ta shoqëroja në banjë. Eca në pjesën e pasme të avionit dhe pashë që të gjithë ishin burra. U ndjeva sikur po më vëzhgonin. Pse më shikonin?”

27 Shkurt 2023, 09:14 Nga DOSJA
VIDEO / Tifozët e Manchesterit ngacmojnë në grup

ANGLI - Të jesh në të njëjtin avion me tifozët e Manchester United nuk është një përvojë e mirë. Për më tepër informacion pyesni Chloe Harrison, stjuardesë e kompanisë Ryanair. Gjithçka ndodhi gjatë fluturimit nga Mançesteri në Barcelonë për ndeshjen e parë të Europa League, por lajmi ka dalë vetëm tani nga tabloidet angleze.

Chloe Harrison është shënjestruar nga tifozët e Manchester United, të cilët janë dehur gjatë gjithë fluturimit. Ata kanë ngritur kore seksiste ndaj vajzës. “Nxirri jashtë ci*at” dhe “Chloe ka një by*hë të bukur” janë disa nga koret drejtuar asaj. E intervistuar nga tabloidi Kennedy News, Chloe tregoi se si shkuan gjërat: “Një pasagjer më kërkoi ta shoqëroja në banjë. Eca në pjesën e pasme të avionit dhe pashë që të gjithë ishin burra. U ndjeva sikur po më vëzhgonin. Pse më shikonin?”

<iframe allowfullscreen frameborder="0" width="698" height="573" scrolling="no" id="molvideoplayer" title="MailOnline Embed Player" src="https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2884911.html"></iframe>

Në vazhdim të rrëfimit të saj, ajo shprehet se tifozët e Manchester United ishin krejtësisht të dehur: “Na mbaroi vodka dhe birra. Vazhduan të më pyesnin nëse kisha një adresë në Instagram. Ata vazhduan të këndonin dhe të lëviznin, por në këto raste mund t’u themi vetëm të qendrojnë ulur.” Me pak fjalë, një fluturim për t’u harruar vërtetë për Chloe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll