Sport

VIDEO / Shakira me një tjetër këngë për Pique? “Pse më kërkon...”

Pas historisë së Ferrarit dhe Twingos dhe Rolex e Casios, ndarja mes të dyve pasurohet me një tjetër…këngë.

27 Shkurt 2023, 08:43 Nga DOSJA
VIDEO / Shakira me një tjetër këngë për Pique?

SPANJE - Zemërimi i Shakirës ndaj Pique nuk ndalet, kur historia mes të dyve përfundoi shumë keq. E pas suksesit të jashtëzakonshëm me Music Session Vol. 53, këngëtarja kolumbiane publikon një tjetër pjesë të diskutueshme. Në bashkëpunim me këngëtarin Karol G kolumbiania ka publikuar këngën më të re “Te Quedo Grande” ku ka referenca për jetën e tij private. Edhe pse pa e përmendur kurrë lojtarin, referencat janë mjaft të qarta.

Kënga e re TQG (Te Quedo Grande) është një pjesë e solidaritetit femëror mes dy grave të tradhtuara. Një pjesë autobiografike me Shakira dhe Karol G që patën të njëjtin fat të keq, për fajin e vajzave më të reja që u morën burrat e tyre. Përmes tekstit të këngës, ato bënë të ditur se janë bërë më të forta dhe nuk duan të kthehen më me ish-ët, të cilët i pyesin: “Përse më kërkon?”.

“Të pëlqejnë fotot e mia. Dukesh i lumtur me jetën tënde të re, por nëse do ta dinte se po më kërkon akoma…“. Për të vazhduar më pas me “atë që kemi përjetuar tashmë e kam harruar dhe kjo të ka ofenduar”. Pas historisë së Ferrarit dhe Twingos dhe Rolex e Casios, ndarja mes të dyve pasurohet me një tjetër…këngë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll