Sport

Ylli argjentinas, 'Mbreti' Leo Messi, shënoi golin e tij të 700-të në klasiken franceze...

Lionel Messi bëri histori kundër Marseille, pasi gjeti rrjetën për Paris Saint-Germain dhe arriti në 700 gola në nivel klubi!

27 Shkurt 2023, 07:26 Nga DOSJA

Ylli argjentinas, 'Mbreti' Leo Messi, shënoi golin e tij të

FRANCE - Koleksionit të Lionel Messit i është shtuar një tjetër arritje historike!  Legjenda argjentinase e gjeti rrjetën në ndeshjen klasike kundër Olympique Marseille, duke çuar në 2-0 rezultatin për Paris Saint-Germain, me një gol me rëndësi simbolike për të!

Në veçanti, 35-vjeçari ka arritur tashmë 700 gola në nivel klubi dhe ka thyer një tjetër barrierë të paimagjinueshme, duke zgjeruar edhe më shumë legjendën e tij unikale.

672 prej tyre i ka shënuar me fanelën e Barcelonës gjatë karrierës së tij afatgjatë në Spanjë, ndërsa 28 të tjerat janë me Paris Saint-Germain.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll