Sport

Nuk i del e keqja Perëndimit, Infantinos i ulin pantallonat në mes të Frankfurtit!

Humbjet e jetës të shumë punëtorëve që synonin ndërtimin e stadiumeve, ndalimet ndaj komuniteteve LGBT+ dhe shkelja e të drejtave të njeriut nga vendi pritës reduktuan konsensusin ndaj kreut të FIFA-s.

27 Shkurt 2023, 08:59 Nga DOSJA

Nuk i del e keqja Perëndimit, Infantinos i ulin pantallonat në mes

GJERMANI - Nuk është kapërdirë ende me sa duket Botërori i Katarit nga perëndimi dhe zgjehja e shtetit arab për zhvillimin e këtij aktiviteti . Në shënjestër të kritikave ishte dhe mbetet presidenti i FIFA-s Gianni Infantino.

Humbjet e jetës të shumë punëtorëve që synonin ndërtimin e stadiumeve, ndalimet ndaj komuniteteve LGBT+ dhe shkelja e të drejtave të njeriut nga vendi pritës reduktuan konsensusin ndaj kreut të FIFA-s.

Në Gjermani, pikërisht në Frankfurt, u organizua parada e makinave alegorike për Karnavalet. Mes të shumtëve që parakaluan ishte një që nuk kaloi pa u vënë re. Statuja e Gianni Infantino-s me pantallonat ulur dhe i përkulur përpara: pas tij një sheik i Katarit.

“Kupa e botës më e mirë ndonjëherë”. E pastaj “për atë që ne evropianët kemi bërë në tre mijë vjet, duhet të kërkojmë falje për tre mijë vitet e ardhshme”. Këto janë vetëm disa nga frazat që nuk i kanë pëlqyer tifozëve. Mbi të gjitha kombëtarja gjermane kishte mbajtur qëndrim kundër diskriminimit ndaj komunitetit LGBT+ dhe ndaj grave. Fotoja e lojtarëve që mbuluan gojën është emblematike. Kohë të vështira për Gianni Infantino.

Nuk i del e keqja Perëndimit, Infantinos i ulin pantallonat në mes

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll