Sport

Kimpembe i jep fund sezonit, ka këputur tendinin e Akilit në këmbën e djathtë...

PSG ka komunikuar për gjendjen fizike të qendërmbrojtësit të saj Presnel Kimpembe, i dëmtuar gjatë klasikes kundër OM (3-0). Në deklaratë thuhet se lojtari vuan nga një këputje e tendinit të Akilit të këmbës së djathtë. Sezoni i tij ka përfunduar.

27 Shkurt 2023, 10:18 Nga DOSJA

Kimpembe i jep fund sezonit, ka këputur tendinin e Akilit në

FRANCE - Një tjetër goditje për PSG-në. Pas dëmtimit të Neymarit tetë ditë më parë kundër Lille (4-3), kryeqytetasit do t'i privohen edhe një tjetër futbollist dhe kësaj radhe për një periudhë më të gjatë. 

I dëmtuar gjatë fitores së ekipit të tij kundër Olympique Marseille (3-0) të dielën, Presnel Kimpembe pësoi një këputje të tendinit të Akilit në këmbën e djathtë. Në deklaratën e klubit thuhet se qendërmbrojtësi do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim. 

Kimpembe i jep fund sezonit, ka këputur tendinin e Akilit në

Vonesa për të shëruar dëmtimin e tij do të ishte tetë ose nëntë muaj dhe kësisoj sezoni i tij ka përfunduar.

Kimpembe, i cili ka akumuluar mjaft dëmtime muajt e fundit, ka marrë mbështetje nga disa bashkëlojtarë të tij. Përfshirë Kylian Mbappé, heroi i mbrëmjes me një dopietë që i lejon atij t'i bashkohet Edinson Cavanit në renditjen e golashënuesve më të mirë të klubit me 200 gola.

Kimpembe i jep fund sezonit, ka këputur tendinin e Akilit në

“Ushtari im. Forca e madhe, vëllai im”,- ka shkruar Mbappé. “Kjo dhemb. Edhe kjo fitore është për të”,- tha Marco Verratti,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll