Sport

Sir Alex Ferguson ‘gjen’ dishepullin e tij, përqafon fort Ten Haag pas suksesit… (VD)

Legjenda e Manchester United, ish-trajneri Sir Alex Ferguson, pas fitimit të ‘Carabao Cup’ uroi secilin lojtar të Manchester United individualisht për trofeun dhe më pas përqafoi edhe trajnerin Erik Ten Haag.

27 Shkurt 2023, 07:12 Nga DOSJA

Sir Alex Ferguson ‘gjen’ dishepullin e tij, përqafon fort Ten

ANGLI - Titulli i parë i epokës së Erik Ten Haag te Manchester United është një fakt. ‘Djajtë e Kuq’ mundën mbrëmë 2-0 Newcastle në finalen e Carabao Cup (Kupa e Ligës Angleze) dhe u rikthyen te trofetë pas gjashtë vitesh. 

Legjenda Sir Alex Ferguson, ish-trajner i United, ishte duke pritur për ekipin në mjediset poshtë të ‘Wembley’, së bashku me anëtarët e tjerë të drejtuesve të klubit.

Ai uroi secilin lojtar individualisht, dhe nuk harroi të përqafonte shumë përzemërsisht trajnerin holandez, i cili pas këtyre rezultateve të arritura duket një pasues i denjë i Fergit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll