Sport

VIDEO/ Çmenden tifozët! Ibra në fushën pas nëntë muajsh, ‘San Siro’ në këmbë...

Zlatan Ibrahimovic veshi sërish fanellën e Milanit, doli në fushën e ‘San Siros’ dhe u adhurua nga tifozët kuqezi.

26 Shkurt 2023, 23:44 Nga DOSJA

VIDEO/ Çmenden tifozët! Ibra në fushën pas nëntë

ITALI - Ibrahimovic është këtu! Momenti i rikthimit të madh kishte ardhur. Nëntë muaj pas paraqitjes së tij të fundit, më 22 maj dhe ndeshjes kundër Sassuolos, në ndeshjen e fundit të Serisë A, ku kishte luajtur për rreth 20 minuta, superylli suedez në ndeshjen ndaj Atalantës veshi sërish fanelën e Milanit. 

Zlatan hyri si zëvendësues në minutën e 74-të të ndeshjes në shtëpi ndaj bergamaskëve  në vend të Giroud dhe u adhurua nga tifozët kuqezi, të cilët e përshëndetën sulmuesin e adhuruar prej tyre. Dhe 41-vjeçari Ibrahimovic ishte me fat, pas pak minutash që ai hyri në fushë, Messias (86’) shënoi golin e dytë dhe të sigurisë së fitores 2-0 të Milanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll