Sport

Serie A/ Milani nuk e fal Atalantën në ‘San Siro’, koleksionon fitoren e katërt…

Milani ka arritur fitoren e katërt radhazi, me portë të pastër, teksa mundi 2-0 Atalantën në ‘San Siro’ dhe “kapi” bashkëqytetarët e Interit në vendin e dytë në Serie A.

26 Shkurt 2023, 23:24 Nga DOSJA

Serie A/ Milani nuk e fal Atalantën në ‘San Siro’,

ITALI - Milani, i cili mundi Atalantën 2-0 në "San Siro" u ngjit në kuotën e 47 pikë dhe në vendin e 3-të në Serie A, me pikë të barabarta me Interin në vendin e dytë. Në fakt, kjo ishte fitorja e katërt radhazi e kuqezinjve në të gjitha kompeticionet, duke mbajtur portën e pastër në secilën prej tyre. Nga ana e tyre, bergamaskitë mbeten në vendin e 6-të.

Kuqezinjtë hynë fuqishëm në lojë dhe pikërisht në minutën e 7-të humbën një mundësi të shkëlqyer për të kaluar në avantazh me Giroud, që nuk u fut si duhet në rrugën e topit pas krosimit të shkëlqyer të Leaos. Në minutën e 25-të, megjithatë, buzëqeshjet erdhën për Milanin, pasi shpina e fatkeqit Musso, shndërroi në autogol rrufenë ajrore të Teo Hernandez, e cila fillimisht tronditi traversën dhe 1-0.


Në përgjithësi, skuadra e Piolit e kishte në kontroll lojën dhe humbi mundësitë për të shënuar dy gola të tjerë me goditjen e gabuar të Leaos në minutën e 33-të dhe përpjekjen e Mesias në minutën e 71-të. Zlatan Ibrahimovic hyri si zëvendësues në minutën e 78-të dhe u rikthye në lojë pas nëntë muajsh, me aurën e tij që... të “mbyllte” lojën. 

Në minutën e 86-të, Leao “priu” mbrojtjen e Atalantës me një krosim të frikshëm dhe Mesias, me një majë të bukur formoi rezultatin 2-0, duke mbyllur fitoren për... shtëpinë e kuqezinjve, që siguruan tre pikë të vlefshme sportivisht, por dhe moralisht.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll