Aktualitet

OSHEE: 5 qarqe me probleme, nesër punohet në terren, këto orë s'ka energji elektrike

OSHEE bën me dije se ka probleme në Korçë, Durrës, Vlorë, Mallakastër dhe në Elbasan. Shkak është bërë moti i keq dhe era e fortë që ka 'pushtuar' vendin gjatë orëve të fundit.

26 Shkurt 2023, 19:30 Nga k.m.
OSHEE: 5 qarqe me probleme, nesër punohet në terren, këto
Foto ilustruese

TIRANË- Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka bërë me dije një listë të të gjithë qarqeve që kanë probleme me furnizimin. Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, OSHEE bën me dije se ka probleme në Korçë, Durrës, Vlorë, Mallakastër dhe në Elbasan, e se nesër do kryehen punime për mirëmbajtjen e rrjetit.

NJOFTIMET E BËRA NGA OSHEE: 

Njoftim për abonentët #Korçë
Stakim, 27 shkurt

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 27 shkurt do të kryhen punime në linjën 35kV Korçë – Bilisht gjatë intervalit kohor 08:00-16:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Korçë. Pjesërisht: Qendër, Bitinckë, Miras, Kapshticë, Liqenas, Progër, Pojan, Hoçisht, Vranisht, Stropan, Vishocicë, Baban.

Njoftim për abonentët #Vlorë
Stakim, 27 shkurt
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 27 shkurt gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Vlora 1.
Pa energji do të mbeten këto zona në Vlorë: Pjesërisht: Lagjia "Kushtrimi", "24 Maji", "28 Nëntori", "Hajro Cakërri", Nartë, Zvërnec

Njoftim për abonentët #Mallakastër
Stakim, 27 shkurt
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 27 shkurt gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të kryhen punime në NST Poçem. Pa energji do të mbeten këto zona në Mallakastër: Pjesërisht: Drizar, Kud, Corush, Klos, Hekal, Molaj.

Njoftim për abonentët #Elbasan
Stakim, 28 shkurt
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 28 shkurt gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Mjekës.
Pa energji do të mbeten këto zona në Elbasan: Pjesërisht: Shirgjan, Gjergjan, Bathës, Kuqan, Llixha, Shirgjan, Tregan, Trepsenisht, Gjinar, Zavaline, Bodur, Jeronisht, Kamican, Lleshan, Pashtresh, Fushë Kuqe, Shelcan, Xhibresh.

Njoftim për abonentët #Durrës
Stakim, 28 shkurt
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 28 shkurt gjatë intervalit kohor 10:00-13:00 do të kryhen punime në NST Shkozet. Pa energji do të mbeten këto zona në Durrës. Pjesërisht: Rruga "Azis Shkupi", Fllakë Shijak, Arapaj, Rrashbull, rruga "Ibrahim Kodra", ish- këneta, Rruga e Dibrës.

oshee moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll