Aktualitet

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Begaj: Situata po ndiqet! Do të komunikojmë me autoritetet kroate

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Begaj duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimës thekson se ngjarja po ndiqet në vijimësi dhe se do të kontaktojnë me Ambasadorin shqiptar në Kroaci dhe autoritetet kroate për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për t'iu ardhur në ndihmë të mbijetuarve.

26 Shkurt 2023, 15:11 Nga a.l
Aksidenti tragjik në Kroaci/ Begaj: Situata po ndiqet! Do të
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të shënuar mëngjesin e sotëm në Kroaci ku një autobus me pasagjerës hqiptarëështë aksidentuar si pasojë e motit të keq, duke shkaktuar 1 të vdekur, 9 të plagosur mes të cilëve 4 në gjendje të rëndë. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Begaj duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimës thekson se ngjarja po ndiqet në vijimësi dhe se do të kontaktojnë me Ambasadorin shqiptar në Kroaci dhe autoritetet kroate për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për t'iu ardhur në ndihmë të mbijetuarve. 

"Po ndjek me shqetësim aksidentin tragjik që ndodhi sot në Kroaci ku humbi jetën një shqiptar dhe u lënduan disa të tjerë. Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Gjithashtu siguroj të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate. Dëshiroj t’i garantoj familjarët e të gjithë pasagjerëve të lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre", tha Begaj. 

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar mbrëmjen e kaluar në Kroaci. Në autobus ndodheshin 8 pasagjerë dhe 2 shoferët i tij, 58 vjeç me emrin Adem Rexha dhe Gazmir Korba.Deri më tani raportohet se nga aksidenti ka mbetur i vdekur një person, i cili është Korba, ndërkohë që të tjerët janë të plagosur. Personat që kanë mbetur të plagosur janë dërguar në spitalet Karlovac dhe Ogulin. Nga aksidenti janë identifikuar katër persona të cilët janë shoferët Adem Rexha e Gazmir Korba si dhe dy pasagjerë me emrat Armand Shaba dhe Ylli Muça. 

bajram begaj

Sondazh

Poll