Aktualitet

Moti i keq në Durrës, këputen litarët e tragetit "Af Claudia"

Trageti 'Af Claudia', i cili pritej të nisej drejt Ankones për shkak të kohës së keqe në Durrës ka pësuar një aksident dhe është përplasur me bankinën e portit. 

26 Shkurt 2023, 19:12 Nga k.m.
Moti i keq në Durrës, këputen litarët e tragetit "Af
Foto ilustruese

DURRËS- Moti i keq këput litarët e tragetit që do nisej drejt Anconas. Trageti 'Af Claudia', i cili pritej të nisej drejt Ankones për shkak të kohës së keqe në Durrës ka pësuar një aksident dhe është përplasur me bankinën e portit. 

Ka qenë edhe vetë Kapiteneria e Durrësit, ajo që e konfirmoi këputjen e litarëve nga era e fortë. E menjëherë pas ngjarjes, për të ndaluar dëmtimin e tragetit ka shkuar në ndihmë rimorkiatori i portit. 

Në momentin e ngjarjes, fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë brenda në traget.

trageti ne durres durres

Sondazh

Poll