Aktualitet

Aksident i rëndë në Laç, përplasen dy makina, njëra ndahet në gjysmë. 6 të lënduar, 2 përfundojnë tek Trauma

Ngjarja ka ndodhur pak minuta me parë dhe 1 prej të plagosurve janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve të rënda që kanë marrë.

26 Shkurt 2023, 19:08 Nga k.m.
Aksident i rëndë në Laç, përplasen dy makina,
Pamje nga aksidenti

LAÇ- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Laç-Mamurras. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë 6 persona janë të lënduar nga impakti i përplasjes. Ngjarja ka ndodhur pak minuta me parë dhe 1 prej të plagosurve janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve të rënda që kanë marrë.

Ndërkohë që aktualisht, në vendngjarje kane mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Laç - Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras, janë aksidentuar automjeti tip "Benz" me automjetin tip "Renault". Për pasojë kanë marrë lëndime fizike dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip " Benz" si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip "Renault". Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne lac

Sondazh

Poll