Aktualitet

Situata me COVID-19/ MSH: 5 raste të reja, nuk ka humbje jete. 8 të shtruar në spital

Sipas të dhënave të fundit, nga 167 testime të kryera, rastet e reja janë shpërndarë: 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Tiranë, Lezhë, Vlorë.

26 Shkurt 2023, 16:23 Nga k.m.
Situata me COVID-19/ MSH: 5 raste të reja, nuk ka humbje jete. 8 të
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 të infektuar. Sipas të dhënave të fundit, nga 167 testime të kryera, rastet e reja janë shpërndarë: 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Tiranë, Lezhë, Vlorë. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 167 testime, ka 5 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

26 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 167 testime, nga të cilët 5 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Tiranë, Lezhë, Vlorë. Janë 152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,738 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 167

Testime totale 2,039,554
Raste pozitive 333,488
Raste të shëruara 329,738
Raste Aktive 152
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 120
Fier 9
Vlorë 7
Berat. 5
Lezhë. 4
Shkodër. 3
Korçë. 3
Durrës. 1

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll