Aktualitet

Aksidenti në Kroaci, Unioni i shqiptarëve: Jemi pranë të plagosurve, po e ndjekim ngjarjen me shumë rëndësi

Po ashtu unioni bën me dije se ata po gjenden pranë të plagosurve në spitale. 

26 Shkurt 2023, 14:26 Nga I.A
Aksidenti në Kroaci, Unioni i shqiptarëve: Jemi pranë të
Aksidenti

KROACI- Unioni i shqiptarëve në Kroaci ka reaguar për aksidentin e autobusit shqiptar pranë Zagrebit. me anë të një postimi në Facebook, ata shkruajnë se po e ndjekin ngjarjen me shumë rëndësi. Po ashtu unioni bën me dije se ata po gjenden pranë të plagosurve në spitale. 

Postimi i Plotë:

Informatë! Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus me targa shqiptare është përmbysur dhe raportohet per disa të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit. Personat e lënduar po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin. Unioni Shqipëtar në Kroaci, Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë po e percjellin ngjarjen prej afër, po gjinden pranë personave të lënduar nëpër spitale dhe janë në dispozicion të të lenduarëve në çdo moment.

unioni i shqiptarëve në kroaci aksidentohet autobusi shqiptar ne kroaci

Sondazh

Poll