Politike

“Ujku me të bardha”, deputeti i PD-së ironizon takimin e Ramës me studentët e mjekësisë

2 Shkurt 2019, 19:23 Nga DOSJA
“Ujku me të bardha”, deputeti i PD-së ironizon takimin e

TIRANË– Pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me studentët e mjekësisë, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili e ka ironizuar duke e quajtur “Ujku me të bardha”.

Deputeti Boçi përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se kryeministri ishte i shfrazuar dhe i çorientuar para studentëve.  

Deputeti i PD-së shkruan se  Rama nuk ka ofruar asnjë zgjedhje për kërkesat e studentëve, por vetëm i ka mashtruar dhe rimëkëmbur ata.

 

Reagimi i plotë i Luçiano Boçit

 

UJKU ME TË BARDHA

I shfazuar dhe i çorientuar u shfaq Rama në takimin e stisur me studentët, tek konviktet e Mjekësisë.

Më shumë ngjante si përpëlitje.

Në çdo takim me studentët, ai merr atë pamjen Ujkut të përrallës që donte të mashtronte në dëshpërim e sipër, kecat.

Herë duke lyer me miell hundët, herë këmbët e herë me akullore, made in Gjushi, duart, “Ujku me të bardha”, kërkon të mashtrojë, por dhe të nëpërkëmbë studentë e pedagogë.

Asnjë zgjidhje ligjore nuk ofron për kërkesat e studentëve.

Vetëm nxitje e tyre për një pëplasje me pedagogët, të cilët vazhdon e i trajton e dhunon sikur të ishin pjesë e administratës së vet.

Ndërkohë qarjet e tij për 4 studentë në një dhomë nuk vlejnë.

Mashtron me shumën që është vetëm për disa godina. Mashtron dhe me cilësinë.

Marrëveshja me KFË, zbulon se është dakortësuar si prioritare, ndërtimi i dhomave me 8 studentë me një banjë e vetëm disa me 4 e fare pak me 2 studentë.

Pjesë nga relacioni që shoqëron marrëveshjen në foto e vërtetojnë këtë!

Asnjë ulje tarife për masterin, kur dihet që ndarja në cikle sipas marrëveshjes së Bolonjës, nuk përjashton aspak detyrimin e shtetit për të subvencionuar masterin.

Shpërfillje për peshën e përfaqësimit dhe vendimmarrjes studentore.

Karta e studentit, është një tjetër lloj mielli që përdor Rama, sepse për të nuk janë parashikuar fonde më vete, siç e përcakton ligji i tij i mielltë.

Pakti i tij gjoja për Universitetin, është diskretituar tashmë si pakt i kërkuar armëpushimi për qeverinë e tij dhe si pakt për të shpallur luftë ndaj pedagogëve me VKM antiligjore dhe antikushtetuese.

Ujkut nuk i bën më punë as “mielli”!!!

( a.m/dosja.al )

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike 8 kerkesat edi rama luciano boci studentet e mjekesise takim 8 kerkesat edi rama luciano boci studentet e mjekesise takim

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2019, 11:58

TIRANE- Deklaratat e forta në Kuvend me akuza të ndërsjellta mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha degraduan në një fjalor rruge, duke e...