Sport

Serie A/ Napoli 'i pamëshirshëm', ruan ritmin dhe vazhdon rrugëtimin e tij edhe në Empoli

Napoli, kryesuesi i Serisë A, fitoi lehtësisht 2-0 në Empoli të shtunën, pavarësisht se mbeti me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e 67-të.

25 Shkurt 2023, 21:57 Nga DOSJA
Serie A/ Napoli 'i pamëshirshëm', ruan ritmin dhe vazhdon

ITALI - E nisur me shpejtësi drejt titullit, Napoli nuk e ngadalësoi ritmin edhe në Empoli, këtë të shtunë. Lideri ‘diktatorial’ i Serisë A fitoi, veçanërisht falë një periudhe të parë të kontrolluar gjerësisht, nën shtytjen e Kvaratskhelia. Ishte anësori i majtë gjeorgjian, ai që ushtroi presion, Zelinski krosoi, duke e detyruar qendërmbrojtësin kuqezi, Adrian Ismajli të shkaktonte autogol në minutën e 17-të.

Njëmbëdhjetë minuta më vonë, në të 28-tën, vjen një gjuajtje nga "Kvaradona", që pasi u zmbraps nga Vicario, shkoi në këmbët e Osimhenit, i cili nuk fal dhe 2-0. Nigeriani bëhet autori i golit të nëntëmbëdhjetë sezonal në kampionat.

Makinë e lyer nga talenti kolektiv dhe individual, Napoli u shua shpejt në fillimin e periudhës së dytë. Situatat në favor të tij u lidhën sërish, deri në përjashtimin e gabuar të Mario Ruit, për një goditje të dhënë ndaj Caputo (67’). Ky vendim, i marrë nga arbitri pas shikimit të aksionit në buzë të fushës, ndryshoi balancën e fuqive por jo kuptimin e ndeshjes.

Pavarësisht inferioritetit të tyre numerik, Napoli ia doli ta menaxhonte fitoren 2-0, madje duke i ofruar vetes edhe një mundësi për 3-0, rast i humbur nga Osimhen (83’). Gjithsesi, skuadra që kryeson Serinë A, edhe pse luante me dhjetë lojtarë, dukej se po luante në njëmbëdhjetë, duke rregjistruar suksesin e tetë radhazi, në të gjitha garat.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll