Aktualitet

HEC-et në Fan të Mirditës/ Banorët fitojnë betejën ligjore për mbrojtjen e burimeve, shfuqizohen vendimet për lejet e projekteve

Pas shumë seancash gjykata doli në konkluzionin se këto leje janë dhënë në kundërshtim me ligjin, duke i quajtur të pavlefshme.

25 Shkurt 2023, 15:02 Nga A.B
HEC-et në Fan të Mirditës/ Banorët fitojnë betejën
Qytetaret

MIRDITË- Banorët e tre fshatrave, Thirrë, Hebe dhe Snag, ia dolën të fitojnë betejën gjyqësore për të mos lejuar ndërtimin e dy HEC-ve dhe të një fabrike uji në zonën e Fanit. Gjykata Administrative në Tiranë, shfuqizoi vendimet e miratuara nga institucionet vendore dhe qendrore, për ndërtimin e dy hidrocentraleve dhe të fabrikës së ujit. Vendimi i gjyqtarit Gentian Hamiti i ka dhënë të drejtë banoreve që ndodhen në dy shpatet e rrugës së kombit pranë Tunelit të Kalimashit.

Ata kundërshtonin këto projekte duke dalë në mbrojtje të 3 burimeve ujore dhe ekosistemit aty ku jetojnë. Pas shumë seancash gjykata doli në konkluzionin se këto leje janë dhënë në kundërshtim me ligjin, duke i quajtur të pavlefshme.

Lejet për ndërtimin e HEC-eve dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës ishin dhënë me 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohej nga kompania “Sang 1” shpk. Pavarësisht rezistencës së banoreve përmes protestave dhe përplasjeve, deri tani janë kryer gati 50% punimeve.

banoret e midites protesta per hec

Sondazh

Poll