‘Shkoi me të në Durrës’/ Deklarata e nënës së Joy-t nga Kenia: Shoferi i kërkoi të lidheshin, ajo s’pranoi
Sipas nënës së vajzës, shoferi i kishte qëndruar shumë pranë, sjellje e cila s’i kishte pëlqyer të resë.
TIRANË- Rodi Barçi, shoferi i kazinosë ku punonte Joy Aoko, ka deklaruar në polici se nuk ka pasur asnjë lidhje apo konflikt me 22-vjeçaren, duke hequr nga vetja dyshimet se mund të jetë ai që e çoi drejt vdekjes. Mirëpo, nëna e viktimës, Ruth Abongo, ka thënë në një intervistë për mediat se 4 ditë para ngjarjes së rëndë ajo kishte udhëtuar me 32-vjeçarin Rodi Barci, në Durrës. Sipas nënës së vajzës, shoferi i kishte qëndruar shumë pranë, sjellje e cila s’i kishte pëlqyer të resë.
‘Atje shoferi nuk ishte treguar i mirë me të sepse shoferi kishte qëndruar shumë afër. Ishte shumë ekspresiv njësoj sikur të ishin në një marrëdhënie. Ajo e kishte pyetur ‘përse po sillesh kështu sepse unë nuk jam e dashura jote’. Ai kishte thënë se ‘unë po të mbroj’ dhe Xhoi i kishte thënë se’ kjo nuk është e drejtë, unë jam e rritur’ dhe e di që më parë ky shoferi i kishte kërkuar Xhoit të kishin marrëdhënie, por Xhoi kishte refuzuar dhe i kishte thënë jo.’
Ky shoferi nisi ta ndiqte nga pas për dy javë. Kur Xhoi e vuri re këtë u përball me të dhe i tha ‘Përse po më ndjek mua? E kam vënë re që po më ndjek. Do të të raportoj në kompani’. Më pas shoferi i tha ‘jo, mos u shqetëso. Mos më raporto. Thjesht po mendoja se përse po më refuzon ftesën për të dalë me mua. Po të ndiqja për të kuptuar se cilin po takon që të pengon të takohesh me mua’. Ata ranë dakord që të mos hyjnë në një lidhje, por të mbeten miq. Në bazën e miqësisë, Xhoi pranoi ftesën për të shkuar në Durrës të hënën.
Ata shkuan në Durrës dhe shoferi vazhdonte të shprehte ndjenjat e tij dhe Xhoi nuk e pëlqeu këtë. Xhoi u zemërua në Durrës dhe i kërkoi që të ktheheshin. Kur u kthyen ata u zunë dhe Xhoi e bllokoi atë. Ajo i tha mjaft dhe nuk dua më miqësi me ty sepse kjo është e tepërt. Kësaj here Xhoi po komunikonte me një shoqe në Kenia ku po i tregonte për mënyrën se si kishte vepruar shoferi dhe se ajo nuk po ndihej e sigurt. Që të jem e sinqertë, kur ata u kthyen në shtëpi nga Durrësi shoferi i saj u fut menjëherë në dhomën e saj të gjumit dhe hoqi rrobat. Xhoi i tha ‘çfarë po bën? Ti vazhdon akoma me këtë sjellje, mjaft’ dhe shoferi i thotë ‘me kë po flet në telefon që mendon se është i rëndësishëm’. Kjo bëri që Xhoi të zemërohej dhe ta bllokonte numrin e telefonit të shoferit”, rrëfeu detajet nëna e Joy-t.
Sipas nënës së vajzës shoferi kishte këmbëngulur që të kontaktonte sërish me Joyn dhe kishte folur me shoqen e 22-vjeçares, Joy Brenda, një ditë pasi ata kishin qenë në Durrës.
“Të martën, Xhoi Brenda (Shoqja e Xhoit) po shkonte për të punuar më duket dhe është me këtë shoferin në makinë. Ai i thotë Xhoi Brendas që shoqja jote më ka bllokuar në çdo aplikacion. Si mund ta kontaktoj atë? Dhe Xhoi Brenda i thotë ‘është mënyra jote ofensive. Në Kenia ne nuk i ndjekim vajzat në këtë mënyrë. Mënyra se si e ke trajtuar Xhoin nuk është e drejtë’. Ky është një konfirmim që shoferi u bllokua të hënën. Kështu, të mërkurën, të enjten ndërsa të premten ky shofer nuk ishte në punë, ishte pushim. Instinkti më thotë se… nuk e di… Ndoshta po flas shumë, por mendoj se ka më shumë pikëpyetje për shoferin. Ai është personi që kishte zemërim. Xhoi ishte shprehur se nuk ndihej e sigurt me këtë person”, rrëfeu nëna.
Sondazh
Me armë zjarri në makinë! 32-vjeçari shton shpejtësinë duke rrezikuar jetën e efektivëve, kapet 19-vjeçari, shoferi 'i shpëton' policisë
Arma DURRËS- Një 19-vjecar është arrestuar në Durrës, pasi lëvizte me armë me vete, ndërsa në kë...
Ishin më shumë se shokë? U shoqërua në polici, shoferi i kazinosë: Nuk kam pasur asnjë lidhje apo konflikt me Joy-n
Joy Ayoko TIRANË- Shoferi i kazinosë, ku punonte 22-vjeçarja keniane, Joy Aoko ka mohuar të ketë pasur lidhje me të. Rodi B...
Kishin ngritur “laborator” droge në Spanjë, arrestohen nga policia 7 shqiptarë
Shtepi bari SPANJË- Shtatë shqiptarë janë arrestuar në një “laborator” droge. Mediat spanjolle raportojnë se...
Shpërndanin heroinë në Fier, kapet në flagrancë njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori
Foto ilustruese FIER- Arrestohet Arben Muka, në kërkim Elvir Kananaj. Në kuadër të operacionit “Weekend”, gjat&eu...
Moti i keq/ Drejtoria Portuale Vlorë: Ndalohet dalja në det për anijet e vogla dhe ato të peshkimit
Moti VLORË- Drejtoria Portuale e Vlorës ka dhënë alarmin për përkeqësim të motit përgjatë ditës s&eu...
'Kemi vetëm kafe, ujë dhe lëngje'/ Pezullohet leja për klubin shqiptar në SHBA, zbulohet se shërbenin alkool
SHBA- Këshilli i Qytetit Peabody votoi pezullimin e lejes speciale të funksionimit të Qendrës Komunitare Shqiptare të Bostonit n...
Vdekja e Joy-t nga Kenia, shoqërohet në polici shoferi i kazinos në Tiranë ku punonte 22-vjeçarja (EMRI)
Joy TIRANË- Shoqërohet në polici shoferi i kazinosë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, Joy Ayoko, e cila ...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 25 shkurt 2023
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. 'Dosja.al' ka në faqe të parë detaje nga vras...
Merr flakë në ecje furgoni në Tiranë, shoferi arrin të dalë në kohë, zjarrëfikësit shuajnë flakët
Makina TIRANË- Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës, p...
Vrasja aksidentale e shqiptarit në Athinë/ Pistat ku po heton policia, pronari i lokalit dhe bandat kishin përplasje
Autoret GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Greqi. Mediat greke shkruajnë se pronari i lokalit ku mbeti aksidentalisht i ...
