Fshehu trupin e shokut/ Dëshmia e PLOTË e 47-vjeçarit: E mbajta 10 ditë! Mendova që policia do e kuptonte që vdiq nga mbidoza
47 vjeçari ka deklaruar se me Tahirin ishin njohur në komisariatin e Rinasit, më datë 1 shkurt kur ishin kthyer deportiv nga Gjermania.
TIRANË- Majdiel Husa, është lënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' pasi akuzohet se nuk kallëzoi në polici vdekjen e shokut të tij, Elton Tahiri nga mbidoza. Sipas prokurorisë, Husa akuzohet për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. 47 vjeçari ka deklaruar se me Tahirin ishin njohur në komisariatin e Rinasit, më datë 1 shkurt kur ishin kthyer deportiv nga Gjermania. Ai thotë se pasi kanë dalë nga komisariati, kanë shkuar në shtëpinë e tij në Laprakë, ku kanë konsumuar drogë por sipas tij, Tahiri kishte injektuar shumë drogë në trup dhe u bënë keq dhe më pas u shtrinë për të fjetur, por Eltoni nuk u zgjua më kurrë.
DESHMIA E PLOTË:
"Bashkë me ne ishte edhe një shoku i Eltonit. Pritëm njëri-tjetrin deri sa dolëm nga komisariati dhe të tre bashkë shkuam në shtëpinë time në Laprakë pasi unë jetoj i vetëm. Gjatë rrugës blemë kokainë dhe heroinë nga një i njohuri im. Eltoni injektoi shumë në trup dhe u bë keq. E solla në vete për një moment dhe më pas u shtrimë për të fjetur. Kur jam zgjuar të nesërmen shkoj tek dhoma e gjumit ku pash vetëm Eltonin duke fjetur akoma ndërkohë që shoku i tij kishte shkruajtur një letër ku thoshte: "Siç duket Eltoni do flerë dhe ca. Unë po shkoj tek familja ime meqë po më presin dhe pastaj do kthehem prap".
Më ka habitur që Bledari e kishte lënë Eltonin vetëm pasi ai e konsideronte si vëlla. Unë kam dal nga banesa kam takuar një shok. Kam blerë sërish drogë dhe kam shkuar në shtëpi. Pash që Eltoni flinte dhe kam takuar një shokun tim dhe i kam thënë "kur do ikë ky se më ka zënë derën". Kam dal sërish dhe kur kam shkuar në shtëpi kam parë që Eltoni nuk merrte frymë. Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin. Unë flija nga dhoma tjetër. Mbrëmjen e 12 shkurtit kam marrë me qira një makinë dhe trupin e Eltonit e çova në Bërxullë. Të nesërmen pashë lajmet që raportonin për gjetjen e tij dhe mendova "policia do e shohë që ka vdekur nga mbidoza dhe nuk do merren me mua". Kisha frikë të tregoja", ka treguar Husa.
Gjykata e Tiranës caktoi ditën e sotme masën e sigurisë “arrest në burg” për 47 vjeçarin Majdiel Husa, i cili akuzohet se nuk kallëzoi në polici vdekjen e shokut të tij, Elton Tahiri nga mbidoza. Sipas prokurorisë, Husa akuzohet për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Elton Tahiri u gjet i vdekur më 13 shkurt në Bërxullë, një ditë pasi shoku i tij e hodhi pranë përroit të Limuthit pasi kishte frikë se mos fajësohej për vrasjen e tij. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Sondazh
'MBIDOZA i mori jetën'/ Mbajti trupin e shokut të vdekur në shtëpi, më pas ia hodhi në përrua, Gjykata lë në burg 47-vjeçarin
Majdiel Husa dhe Elton Tahiri TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e arrestit në burg ndaj Majdiel Husa, i arr...
I akuzuar për trafik droge! Arrestohet në Itali me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë 22-vjeçari nga Pogradeci
Policia TIRANË- Luis Shkira është arrestuar në Itali për t'u ekstraduar në Shqipëri. Policia bën të ditur se i...
Shpejtësi marramendëse në trotuar, gjobitet drejtuesi i automjetit në Pogradec, 24-vjeçari: Jam dakord
Makina POGRADEC- Policia ka ndëshkuar me gjobë një 24-vjeçar pasi shfaqej duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të ...
Triçikli përplaset me makinën në Lushnje, plagosen burrë e grua, dërgohen në spital në gjendje të rëndë (EMRAT)
Aksidenti LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Grabjan-3 Urat në Lushnjë. Një triçikël...
‘Shkoi me të në Durrës’/ Deklarata e nënës së Joy-t nga Kenia: Shoferi i kërkoi të lidheshin, ajo s’pranoi
Joy Aoko TIRANË- Rodi Barçi, shoferi i kazinosë ku punonte Joy Aoko, ka deklaruar në polici se nuk ka pasur asnjë lidhje apo kon...
Me armë zjarri në makinë! 32-vjeçari shton shpejtësinë duke rrezikuar jetën e efektivëve, kapet 19-vjeçari, shoferi 'i shpëton' policisë
Arma DURRËS- Një 19-vjecar është arrestuar në Durrës, pasi lëvizte me armë me vete, ndërsa në kë...
Ishin më shumë se shokë? U shoqërua në polici, shoferi i kazinosë: Nuk kam pasur asnjë lidhje apo konflikt me Joy-n
Joy Ayoko TIRANË- Shoferi i kazinosë, ku punonte 22-vjeçarja keniane, Joy Aoko ka mohuar të ketë pasur lidhje me të. Rodi B...
Kishin ngritur “laborator” droge në Spanjë, arrestohen nga policia 7 shqiptarë
Shtepi bari SPANJË- Shtatë shqiptarë janë arrestuar në një “laborator” droge. Mediat spanjolle raportojnë se...
Shpërndanin heroinë në Fier, kapet në flagrancë njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori
Foto ilustruese FIER- Arrestohet Arben Muka, në kërkim Elvir Kananaj. Në kuadër të operacionit “Weekend”, gjat&eu...
Moti i keq/ Drejtoria Portuale Vlorë: Ndalohet dalja në det për anijet e vogla dhe ato të peshkimit
Moti VLORË- Drejtoria Portuale e Vlorës ka dhënë alarmin për përkeqësim të motit përgjatë ditës s&eu...
