'MBIDOZA i mori jetën'/ Mbajti trupin e shokut të vdekur në shtëpi, më pas ia hodhi në përrua, Gjykata lë në burg 47-vjeçarin
Sipas prokurorisë, Husa akuzohet për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e arrestit në burg ndaj Majdiel Husa, i arrestuar pasi akuzohet se nuk tregoi për vdekjen e shokut të tij Elton Tahirit nga mbidoza, por e hodhi në përrua pasi e kishte mbajtur disa ditë në banesën e tij. Sipas prokurorisë, Husa akuzohet për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. 47-vjeçari ka deklaruar se me Tahirin ishin njohur në komisariatin e Rinasit, më datë 1 shkurt kur ishin kthyer deportiv nga Gjermania.
SI NDODHI NGJARJA? Mbidoza e kokainës dhe heroinës i mori jetën 48- vjeçarit Elton Tahiri që u gjet i vdekur më 13 shkurt pranë përroit të Limuthit në Bërxullë. Ai ishte bashkë me shokun e tij Majdiel Husa në banesën e këtij të fundit kur u nda nga jeta. 47-vjeçari është arrestuar pasi vendosi që të mos e kallëzonte ngjarjen në polici, por e hodhi në përrua.
Në dëshminë para hetuesve ka thënë se kishte frikë se mos akuzohej, ndaj e mbajti disa ditë në shtëpinë e tij në zonën e Laprakës dhe më pas e transportoi me makinë dhe e la në përroin e Limuthit.
Elton Tahiri dhe Majdiel Husa kishin disa ditë që ishin depërtuar së bashku nga Gjermania dhe që prej kthimit kanë qëndruar së bashku në banesën e Husës në Laprakë, pasi jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë. Viktima nuk kishte kontaktuar për asnjë moment me familjarët e tij dhe nuk u kishte treguar se ishte kthyer nga Gjermania.
Policia, që prej konstatimit të trupit në afërsi të Bërxullës nisi verifikimet e të gjitha lëvizjeve që ka kryer që nga kthimi dhe identifikoi edhe shokun e tij Husa, me të cilin kishte ardhur nga jashtë.
Husa është mbajtur në vëzhgim dhe pasi është shoqëruar për t’u marrë në pyetje ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes. Trupin e ka mbajtur në banesën e tij për të paktën 2 ose 3 ditë, pasi sipas burimeve kishte nisur dekompozimi.
Sondazh
I akuzuar për trafik droge! Arrestohet në Itali me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë 22-vjeçari nga Pogradeci
Policia TIRANË- Luis Shkira është arrestuar në Itali për t'u ekstraduar në Shqipëri. Policia bën të ditur se i...
Shpejtësi marramendëse në trotuar, gjobitet drejtuesi i automjetit në Pogradec, 24-vjeçari: Jam dakord
Makina POGRADEC- Policia ka ndëshkuar me gjobë një 24-vjeçar pasi shfaqej duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të ...
Triçikli përplaset me makinën në Lushnje, plagosen burrë e grua, dërgohen në spital në gjendje të rëndë (EMRAT)
Aksidenti LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Grabjan-3 Urat në Lushnjë. Një triçikël...
‘Shkoi me të në Durrës’/ Deklarata e nënës së Joy-t nga Kenia: Shoferi i kërkoi të lidheshin, ajo s’pranoi
Joy Aoko TIRANË- Rodi Barçi, shoferi i kazinosë ku punonte Joy Aoko, ka deklaruar në polici se nuk ka pasur asnjë lidhje apo kon...
Me armë zjarri në makinë! 32-vjeçari shton shpejtësinë duke rrezikuar jetën e efektivëve, kapet 19-vjeçari, shoferi 'i shpëton' policisë
Arma DURRËS- Një 19-vjecar është arrestuar në Durrës, pasi lëvizte me armë me vete, ndërsa në kë...
Ishin më shumë se shokë? U shoqërua në polici, shoferi i kazinosë: Nuk kam pasur asnjë lidhje apo konflikt me Joy-n
Joy Ayoko TIRANË- Shoferi i kazinosë, ku punonte 22-vjeçarja keniane, Joy Aoko ka mohuar të ketë pasur lidhje me të. Rodi B...
Kishin ngritur “laborator” droge në Spanjë, arrestohen nga policia 7 shqiptarë
Shtepi bari SPANJË- Shtatë shqiptarë janë arrestuar në një “laborator” droge. Mediat spanjolle raportojnë se...
Shpërndanin heroinë në Fier, kapet në flagrancë njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori
Foto ilustruese FIER- Arrestohet Arben Muka, në kërkim Elvir Kananaj. Në kuadër të operacionit “Weekend”, gjat&eu...
Moti i keq/ Drejtoria Portuale Vlorë: Ndalohet dalja në det për anijet e vogla dhe ato të peshkimit
Moti VLORË- Drejtoria Portuale e Vlorës ka dhënë alarmin për përkeqësim të motit përgjatë ditës s&eu...
'Kemi vetëm kafe, ujë dhe lëngje'/ Pezullohet leja për klubin shqiptar në SHBA, zbulohet se shërbenin alkool
SHBA- Këshilli i Qytetit Peabody votoi pezullimin e lejes speciale të funksionimit të Qendrës Komunitare Shqiptare të Bostonit n...
