Aktualitet

Aksident në Vlorë/ Shoferja me 'Volkswagen' përplas motorrin, drejtuesi niset me urgjencë në spital

Si pasojë e përplasjes, i dëmtuar ka mbetur 30-vjeçari i cili është dërguar me urgjencë në spital.

25 Shkurt 2023, 12:24 Nga A.B
Aksident në Vlorë/ Shoferja me 'Volkswagen' përplas
Ambulance

VLORË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen 'Kushtrimi' në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë, mjeti tip 'Volksëagen' me drejtuese një 36-vjeçare me inicialet B.K, është përplasur me një motomjet me drejtues një 30-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, i dëmtuar ka mbetur 30-vjeçari i cili është dërguar me urgjencë në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:20, në lagjen “Kushtrimi”, një automjet tip “Volksëagen” me drejtuese shtetasen B. K., 36 vjeçe, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. F., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. F, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne vlore vlore

Sondazh

Poll