Aktualitet

Cisterna e gazit del nga rruga te ‘Kthesat e Pishkashit’ dhe bie në greminë

Dyshohet se shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë ç'ka ka bërë që të humbasë kontrollin dhe të përfundojë disa metra jashtë rruge

25 Shkurt 2023, 12:41 Nga A.B
Cisterna e gazit del nga rruga te ‘Kthesat e Pishkashit’ dhe bie
Policia

LIBRAZHD- Një kamion i tonazhit të rëndë i tipit cisternë gazi ka humbur kontrollin në aksin 'Librazhd Përrenjas' në afërsi të fshatit Pishkash, ku si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij mjeti. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë ç'ka ka bërë që të humbasë kontrollin dhe të përfundojë disa metra jashtë rruge. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes./Dosja.al

aksident ne librazhd

Sondazh

Poll