Aktualitet

Ishin më shumë se shokë? U shoqërua në polici, shoferi i kazinosë: Nuk kam pasur asnjë lidhje apo konflikt me Joy-n

Rodi Barçi, mohoi para efektivëve të ketë pasur lidhje me 22-vjeçaren apo ndonjë konflikt të mundshëm.

25 Shkurt 2023, 10:15 Nga A.B
Ishin më shumë se shokë? U shoqërua në polici, shoferi
Joy Ayoko

TIRANË- Shoferi i kazinosë, ku punonte 22-vjeçarja keniane, Joy Aoko ka mohuar të ketë pasur lidhje me të. Rodi Barçi, mohoi para efektivëve të ketë pasur lidhje me 22-vjeçaren apo ndonjë konflikt të mundshëm.

Ditën e sotme, eektivët e Komisariatit Numër 1 shoqëruan Barçi për ta marrë në pyetje, në lidhje me çështjen e Joy Ayokos, e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë dhe si pasojë ndërroi jetë. Me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës janë kryer kontrolle në banesën e shoferit.

Nga burime të grupit hetimor mësohet se po me urdhër prokurorie, pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22-vjeçare punonte në kazino. Ata janë konsideruar si persona që mund të kenë djeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e kenianes./Dosja.al

joy aoko rodi barci

Sondazh

Poll