Politike

Dënimi i Tahirit, deputetja e PS-së Felaj: E penalizon, mund t’i përfundojë karriera në politikë

20 Shtator 2019, 14:55 Nga DOSJA
Dënimi i Tahirit, deputetja e PS-së Felaj: E penalizon, mund t’i

TIRANË– Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj e ftuar në emisionin “45 Minuta” ka komentuar dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirin.

Në fjalën e saj në studio, Felaj u shpreh se ligji i dekriminalizimit ëshët ai që do ta pengojë Tahirin që t’i rikthehet karrierës së tij politike.

“Ish-ministri është dënuar me burgim. U përball me drejtësinë.  Çdo person që dënohet penalizohet në ligjin për dekriminalizimin. Patjetër është një dënim që e penalizon. Nuk mund të zgjidhet apo të ushtrojë funksione publike. Karriera e çdo kujt do të përfundonte nëse do të kishte këtë dënim,”-tha Felaj.

Pas më shumë se 13 orësh përfundoi dje “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove. Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të mbahet ditën e nesërme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i saimir tahirit ermonela felaj ligji per dekriminalizimin saimir tahiri denimi i saimir tahirit ermonela felaj ligji per dekriminalizimin saimir tahiri

Sondazh

Poll