Politike

Ambasada amerikane lëshoi mesazhin e fortë, Saimir Tahiri: Nesër shpjegoj të vërtetën time

20 Shtator 2019, 13:36 Nga DOSJA
Ambasada amerikane lëshoi mesazhin e fortë, Saimir Tahiri: Nesër

TIRANË- Pas deklaratës së ambasadës amerikane, lidhur me vendimin e dënimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku tha se dënimi kundër Tahirit është i pamjaftueshëm, ka ardhur reagimi i Tahirit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri njofton se ditën e nesërme do të japë një deklaratë për shtyp, ku do të sqarojë  gjithë të vërtetën rreth dënimi të tij.

Neser ne 11.30 shihemi live ketu, per te shpjeguar te verteten time, deri ne kete stacion te parë”, shkruan Tahiri në Twitter.

Pas më shumë se 13 orësh përfundoi dje “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. 

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove.

Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të zhvillohet ditën e sotme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada amerikane denimi i saimir tahirit gjyqi i vitit saimir tahiri vendimi për saimir tahirin ambasada amerikane denimi i saimir tahirit gjyqi i vitit saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll