Politike

Zbardhet debati nga mbledhja në Shkodër/ Tom Doshi e Sterkaj i ankohen Ramës: S’na pyetën për drejtorët! Kryeministr

20 Shtator 2019, 14:30 Nga DOSJA
Zbardhet debati nga mbledhja në Shkodër/ Tom Doshi e Sterkaj i ankohen

SHKODËR– Zbardhet debati i zhvilluar në mbledhjen e drejtuesve socialistë të rajonit të Veriut, e cila u zhvillua paraditen e sotme në Velipojë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë mbledhjes, deputeti i PSD-së Tom Doshi bashkë me Paulin Sterkajn i janë ankuar kryeministrit Edi Rama për emërimet e drejtorëve në Shkodër. 

Sipas tyre, ata as nuk janë pyetur nga dy deputetët e zonës Senida Mesi dhe Luan Harusha për emërimin e tyre, duke i nxjerrë jashtë ‘loje”.

Ndërsa kryeministri Rama i ka kërkuar të dy palëve që të ulen bashkë, duke u shprehur se ai ka qënë i gatshëm për t’u ulur me Metën dhe Berishën.

“Pse nuk uleni bashkë? Kur unë ulem me Ilir Metën dhe Sali Berishën, ju pse nuk uleni me njëri tjetrin të flisni?Mos sillni 20 emra kandidatësh për një post të vetëm, uluni dhe filtroni propozimet”,-u është përgjigjur Rama.

Ditën e sotme kreu i qeverisë Edi Rama mblodhi në një takim Këshillin Koordinues për Rajonin e Veriut. Në takim nuk ishte i pranishëm Ditmir Bushati.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqen drejtoret ne shkoder edi rama edi rama ne shkoder paulin sterkaj tom doshi dorehiqen drejtoret ne shkoder edi rama edi rama ne shkoder paulin sterkaj tom doshi

Sondazh

Poll