Politike

Rasti i Tahirit, Rudina Hajdari: Zhgënjeu një popull të tërë

20 Shtator 2019, 14:06 Nga DOSJA
Rasti i Tahirit, Rudina Hajdari: Zhgënjeu një popull të

TIRANË– Kryetarja e Grupit të Demokratëve në Parlament, Rudina Hajdari e ka quajtur vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për rastin e Saimir Tahirit, si zhgënjyes për të tërë popullin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hajdari thekson se Gjykata dështoi të bënte historinë dhe dha një dënim të papërfillshëm.

“Ndërkohë që gjykata dështoi të bënte histori me një dënim të papërfillshëm, drejtësia tregoi se është ende nën presionin e politikës. Duket si një hap i sforcuar për gjykatën me vendimin “shërbim prove” për një zyrtar të lartë, por që në të vërtetë zhgënjeu një popull të tërë”, shkruan deputetja Hajdari.

Pas më shumë se 13 orësh përfundoi dje “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. 

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove.

Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të mbahet ditën e nesërme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi per saimir tahirin gjyqi i vitit rudina hajdari vendimi per saimr tahirin denimi per saimir tahirin gjyqi i vitit rudina hajdari vendimi per saimr tahirin

Sondazh

Poll