Politike

Ahmetaj: PS është familja ime! Jam krenar për çdo kontribut dhe s’kam nevojë për shikimin e Ramës. I gatshëm të përballem dhe me Opozitën (Kushti për Rindërtimin)

Kur gazetari Blendi Fevziu tha se ai aktualisht ia ‘kishte hequr shikomin’, Ahmetaj se nuk kishte nevojë për ‘sytë’ e askujt. I pyetur nëse është i gatshëm të përballet me Opozitën, Ahmetaj u përgjigj me ‘po’.

23 Shkurt 2023, 22:49 Nga F.M
Ahmetaj: PS është familja ime! Jam krenar për çdo
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj është shprehur se Partia Socilaiste për të është një familje dhe vendi ku ka dhënë contribute që nga viti 1998. I ftuar në “Opinion”, Ahmetaj u pyet nëse me çështjen e inceneratorëve ka firmosur daljen nga politika, ai tha se ndihet krenar për ccdo kontribut që ka dhënë në politikë si ministër, zëvendëskryeministër prej 25 vitesh. Deputeti socialist përmendi rastin e emërimit si ministër Rindërtimi dhe tha se këtë post e ka pranuar me kushtin që të mos zhvillojë asnjë tender. Kur gazetari Blendi Fevziu tha se ai aktualisht ia ‘kishte hequr shikomin’, Ahmetaj se nuk kishte nevojë për ‘sytë’ e askujt. I pyetur nëse është i gatshëm të përballet me Opozitën, Ahmetaj u përgjigj me ‘po’.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: A keni firmosur në një farë mënyre daljen përfundimtare nga politika? Pjesën penale e ndjek SPAK.

Arben Ahmetaj: Unë kam kontribut shumë të hershëm në PS, Partia Socialiste është shtëpia ime. Unë e kam filluar në ’98 me mbylljen e skemave piramidale të drejtuara nga ish-ministri Arben Malaj. Është bërë punë spektakolare për të shpëtuar shqiptarët nga ajo. Kam qenë i autorizuar nga Bashkim Fino dhe nga Arben Malaj për të negociuar mbylljen me Rusmajlin.

PS unë i kam kontribuuar me shumë orë pune, por gur kilometrik është greva e urisë. PS unë i kam kontribuuar me fitoret e mia katër herë dhe në qeveri i kam kontribuuar me strukturimin e financave të shtetit, me rindërtimin që kur të shkoj te Krijuesi, me rindërtimin dhe me pandeminë do mburrem që mbase më hedh në ndonjë vend të mirë dhe me komplet dedikimin tim në punë te PS, Partia Socialiste është familja ime.

Blendi Fevziu: Rama ja u ka hequr shikimin.

Arben Ahmetaj: Nuk kam nevojë për shikimin e askujt e keni gabim. Unë kam qenë në opozitë, unë kam humbur, unë kam fituar. Pse më thirri për Rindërtimin? Pse më dha gjithë atë besim? E di çfarë diskutimi është bërë? Kur është bërë ligji i Rindërtimit, i kam thënë dëgjo kam vetëm një kusht. Ministri i Rindërtimit nuk do bëjë asnjë tender dhe kjo godinë që ishte godina e Kryeministrisë nuk do bëjë asnjë tender, i kanë bërë të gjitha bashkitë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia e Tiranës. Më kanë akuzuar dhe për pandeminë, zero tendera. Jam krenar.

Blendi Fevziu: Ke kurajo të përballesh me përfaqësues të opozitës për inceneratorët?

Arben Ahmetaj: Kur të duash

arben ahmetaj

Sondazh

Poll