Politike

“Firma pro inceneratorëve”, Ahmetaj: Letra nuk krijoi vendim qeverie, nuk ishte pjesë e procedurës

Sa i përket letrës së dhënies së dakordësisë, Ahmetaj e quajti “letër të vdekur” këtë dokument, pasi tha se pavarësisht firmës, nuk ka prodhuar asnjë vendim qeverie. 

23 Shkurt 2023, 21:35 Nga F.M
“Firma pro inceneratorëve”, Ahmetaj: Letra nuk krijoi vendim
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-minitri Arben Ahmetaj është përballur me një shkresë që mban firmën e tij, në datën 14 Prill 2014 kur ai mbante detyrën e ministrit të Zhvillmit Ekonomik dhe Tregtisë. Këtë letër, gazetari Blendi Fevziu ia nxorri në emisionin 'Opinion' Ahmetajt, i cili tha se nuk ka firmosur për asnjë nga 3 inceneratorët. Sa i përket letrës së dhënies së dakordësisë, Ahmetaj e quajti “letër të vdekur” këtë dokument, pasi tha se pavarësisht firmës, nuk ka prodhuar asnjë vendim qeverie. 

Pjesë nga biseda mes tyre: 

Blendi Fevziu: Keni dhënë dakordësinë për inceneratorin e Elbasanit.

Arben Ahmetaj: Ajo është një dhënie dakordësie.

Blendi Fevziu: Në lidhje me shkresën tuaj dhe të ndërtimit dhe administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Elbasan për prodhimin e energjisë në procedurën përzgjedhëse me negociim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës që i jepet shoqërisë Albtec SHPK shprehemi parimisht dakord.

Arben Ahmetaj: Kjo letër ka vlerën nul nga ana e procedurës sepse nuk ka i referohet procedurës, nuk ndodhi kurrë vendimi i qeverisë dhe kërkohet mendim për projektimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues, dhe kjo letër ka vdekur.

Blendi Fevziu: Atë kur të të thërrasi SPAK-u shpalle të vdekur.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll