Politike

Meta: Rama do shporret si Millosheviç, me protesta e zgjedhje, nuk ka gjumë më 14 dhe 15 maj

Meta se opozita do të mobilizohet më 14 maj për ta shporrur Ramën, përmes zgjedhjeve dhe me protesta, njësoj si Millosheviçi në Serbi.

23 Shkurt 2023, 21:59 Nga I.A
Meta: Rama do shporret si Millosheviç, me protesta e zgjedhje, nuk ka
Ilir Meta

TIRANË- Mënyrën se si do ta largojnë kryeministrin Edi Rama nga pushteti, kryetari i PL-së, Ilir Meta ka deklaruar se kjo do tw ndodh përmes protesave. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Meta se opozita do të mobilizohet më 14 maj për ta shporrur Ramën, përmes zgjedhjeve dhe me protesta, njësoj si Millosheviçi në Serbi.

"Edi Rama do te shporret me zgjedhje dhe me protesta, me protesta dhe me zgjedhje. Do te shporret njësoj si Millosheviçi. Opozita nuk do te flejë ne 14 maj dhe as ne 15 maj. Kjo histori ka mbaruar. Të gjithë duhet të shkojnë të votojnë. Berisha ka idenë që ky është mafioz dhe urrën votën e lirë dhe demokracinë. Nuk ikën në proces normal demokratik, prandaj duhen përpjekje ekstra përvec votës, por jo se nuk do të ikë më votë. Rama do të shporret me zgjedhje dhe me protesta. Ai po preku votën, do të mbajë përgjegjësinë e tij. Nuk do të flejë njeri në 14 dhe 15 maj," tha Meta.

ilir meta edi rama

Sondazh

Poll